Babai i pesë fëmijëve ka bërë këto ditë një telefonatë që ia ka ndryshuar përgjithmonë jetën. Aty e kuptoi se ka fituar në lotari, por nuk e dinte saktë se për çfarë shumë bëhej fjalë.
Në prezencë të familjarëve dhe miqve i telefonoi zyrave të lotarisë për t’u siguruar se për çfarë shumë bëhej fjalë, dhe kur e zbuloi se ka fituar mbi 24 milionë funte të gjithë që ishin afër tij filluan të bërtasin nga gëzimi, transmeton Telegrafi.
Por është interesant fakti se si ky shofer i taksisë nga Glouceste i Anglisë nuk e kishte ditur për dy ditë se kishte fituar në lotari, edhe pse tiketën fituese gjatë gjithë kohë e kishte pasur në xhep.
Por pas dy ditëve ia kishte dhënë nënës së tij Maria që t’ia ruaj, dhe pas Vitit të Ri i ra ndërmend se duhet t’i kontrolloj numrat.
“Do të më mungojnë shokët e punës pasi gjithmonë kemi qeshur bashkë, por pas fitores në lotari kam vendosur ta lë punën e taksistit. Unë tani ndoshta jam multimilioner, por vazhdoj të jem shumë modest siç kam qenë më parë, vetëm se tani kam më shumë para”, ka deklaruar Amo Riselli.
50-vjeçari është një baba beqar, i cili kishte humbur gruan në vitin 2013 kur edhe pësoi sulm në zemër në natën e ndërrimit të moteve. /Telegrafi/