Në raportin 24-orësh policia njofton se një person me probleme shëndetësore është dërguar në urgjencë nga një taksist, ku aty është konstatuar se viktima mashkull ishte pa shenja jete.
Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti po vazhdon të hetohet.
Raporti:
HETIM MBI VDEKJEN
Rr. Fehmi Lladrovci, Prishtinë 03.10.2023 – 06:55. Raportohet se dëshmitari mashkull kosovar me profesion taksist, pasi që viktima mashkull kosovar ka pasur probleme shëndetësore e ka dërguar në urgjencë, ku mjeku përgjegjës e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.


















