Pas Chariot në SHBA tani vjen edhe një tjetër shërbim i tipit “Uber”, që funksionon vetëm me femra dhe ka për qëllim që t’i bëj pasagjeret të ndihen të sigurta.
Aplikacioni i ri quhet Shebah dhe është lansuar në Australi.
Shërbimi tani është i disponueshëm në Melbourne, Brisbane dhe në gjirin turistik bregdetar, Gold Coast.
Shërbimi taksi i përjashton burrat, edhe nëse këta janë çift, por pranon meshkuj deri në 12 vjeç, nëse janë të shoqëruar nga nëna apo motra e tyre.
Shebah i fton gratë të shijojnë sigurinë e tyre personale, me qetësinë e të qenit pjesë e një rrjeti i gjithi femëror, falë një transporti taksi të drejtuar nga një grua.
Themeluesja është një ish shofere e Uber, Georgina McEncroe, nënë beqare e dy fëmijëve, që ka për qëllim, rritjen e sigurisë tek femrat, dhe sigurimin e një fleksibliteti për to.


















