Taksë për “Rrugën e Kombit”, bizneset në Kukës, Has e Tropojë mbyllin aktivitetin

E publikuar: 20/09/2016 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjitha bizneset në Kukës, Has dhe Tropojë kanë mbyllur aktivitetin e tyre për një orë, në shenjë protestë për taksën e Rrugës së Kombit.

Kreu i Shoqatës, Sokol Kolgjini pohoi se me këtë taksë mbyllet udha për 30 vite, pasi sipas tij rajoni i Kukësit nuk ka rrugë alternative. Ndër të tjera ai shtoi se shqetësimin e bizneseve ua kanë dërguar ambasadave. “Rajoni i Kukësit nuk ka rrugë alternative. Taksa e Rrugës së Kombit është e padrejtë. Qëndrimin tonë ua kemi dërguar ambasadave”, tha kreu i shoqatës.