Mbarë bota e ,,civilizuar” është çuar në këmbë për të ushtruar presion të paparë mbi Kosovën viktimë, mikroskopike dhe të shkokluar si boqi nga kokrrat e misrit, për t’ia hequr taksën Serbisë agresore.
Aplauz dhe bravo i qoftë botës së civilizuar, për këtë gjest fisnik, të guximshëm dhe tejet human !
Vetëm dua t’ua përkujtoj shqiptarëve, se sikur faktori ndërkombëtar të kishte ushtruar po kaq shumë trysni mbi nomenklaturën politike serbe, për t’i kërkuar së paku falje popullit viktimë të Kosovës, për t’ia kthyer atij kufomat e masakruara, kindnapuara dhe karbonizuara, për t’i varrosur ato me nderimet, pijetetin dhe dinjitetin që e meritojnë, në varrezat normale në atdheun e tyre, e ndoshta edhe për t’ia aprovuar familjeve të tyre një dëmshpërblim modest, kurrën e kurrës nuk do ta kishte vazhduar Serbia politikën e saj agresore, fashiste, hgjemoniste dhe diskriminatore ndaj Kosovës, edhe pas asaj tragjedie të paparë që ia shkaktoi popullit të saj dhe jo vetëm në luftën e fundit, por më shekuj.
Dhe po ndodh ky paradoks, sepse nomenklaturat e tanishme politike evropiane dhe amerikane, më shumë kanë konsideratë dhe respekt ndaj kafshëve të tyre shtëpiake në atdhe, se sa që kanë treguar ndaj nesh, sidomos në pesë vitet e fundit.
Çka mendoni shqiptarë të dashur, sikur të kishte investuar faktori ndërkombëtar kaq shumë energji për të bërë trysni ndaj Serbisë për të vepruar siç thash më lartë, a do të kishte pasur guxim Vuçiqi për të vepruar kështu me ne?
A ka sjellje më të pa shpirt dhe më të turpshme se sa kjo ?
Mirëpo pasi që këtë trysni nuk e bënë ndaj Serbisë as Qeveritë vendore të pasluftës, pse duhet të çuditëmi dhe dëshpërohemi me të huajt?
Asnjërit prej këtyre zyrtarëve ndërkombëtar që veten e quajnë human dhe të civilizuar, nuk i ra ndërmend që t’ia parashtroi vetvetes pyetjen; Pse Kosova u detyrua për ta vendosur taksën?
Në fakt secili prej tyre e di shumë mirë që taksa ishte një tentim dëshpërues i viktimës së mbështetur për muri, për t’iu ankuar botës së civilizuar, se Serbia primitive dhe agresore, me një agresivitet të paparë po e vazhdon fushatën e egër politike, diplomatike, ekonomike dhe tregtare kundër Kosovës.
Pra, ishte një tentim i imponuar nga situata në terren, për të kërkuar prerazi nga faktori ndërkombëtar, që të ndërmerr masa disciplinore kunder politikës armiqësore, agresore, shoviniste, hgjemoniste, nënçmuese, shpërfillëse, arrogante dhe dinake serbe ndaj Kosovës viktimë .
Dhe si ishte përgjigja e faktorit ndërkombëtar? : S’po na intereson fare, largojeni taksën.
Dhe kush është faktori ndërkombëtar për ne shqiptarët, jo vetëm tani, por gjithmonë ?
Ekskluzivisht SHBA, fatkeqësisht kësaj radhe të udhëhequra nga Administrata Trump.
Dhe askush tjetër, sepse shtetet tjera janë për ne numra dhe atrape të cilave ua kemi parë hajrin, vetëm kur kanë qenë të detyruara nga Washingtoni për të na ndihmuar.
Dhe çka ndodhi me Kosovën në mandatin e parë të Administratës Trump?
- Iu instalua një Gjykatë Speciale që në fakt është një konstrukt politik pro serb, që nuk ka asnjë qëllim tjetër, përpos diskreditimit, degradimit, përdhosjes dhe njollosjes së plotë të luftës sonë të paevitueshme, të imponuar, të domosdoshme dhe të drejtë për liri dhe pavarësi nga zgjedha shekullore shoviniste serbe.
Mirëpo, degradimi i luftës për liri do të thotë ulje e Kosovës në baken e agresorit aty ku e ka vendin Serbia. A e keni të qartë për çka po flas apo ju duhet skicë me ngjyra për çdo fjalë?
- Në mandatin e parë të Administrates Trump, Kosova jo vetëm që nuk u pranua pothuajse në asnjë institucion të rëndësishëm ndërkombëtar, por i pësoi gati 20 çnjohje, përderisa në mandatin e Obames diçka e tillë ishte e paimagjinueshme.
- Dhe jo vetëm kaq, por Serbia inkurajohet nga po e njëjta Administratë për të mos e ndalur lobimi e çmendur për çnjohje deri në korrik.
Dhe a dini pse?
Sepse sa më e dobësuar, gjegjësisht nokautuar dhe demoluar që futet Kosova në negociatat finale, aq më të mëdha do të jenë koncesionet e faktorit ndërkombëtar ndaj Serbisë.
Sikur kjo të mos mjaftonte, çakeji Edi Rama jo vetëm që është përkrahës por edhe ideator i Mini Shengenit Ballkanik.
Çka ua merr mendja juve, pse ishte i domosdoshëm ky nokautim dhe demolim shumëdimensional politik dhe diplomatik i Kosovës edhe ashtu të plogësht sa s’ka, nga faktori ndërkombëtar dhe kujt i konvenon kjo paturpësi ?
Natyrisht askujt tjetër përpos Serbisë dhe biznismenëve shqipfolës, serb dhe atyre ndërkombëtar, që janë veshur me petkun e politikanëve, për të përfituar personalisht nga pazaret me territorin tonë.
Çka ua merr mendja juve Ajnshtajnave shqipfolës, pse Vuçiq s’po ndalet se kërkuari që të hiqet taksa?
Sepse për shkak të përkrahjes nga Washingtoni dhe Brukseli e njeh paraprakisht përgjigjen.
Sepse ka bërë punë të madhe paraprake në lobim, duke i mobilizuar dhe shfrytëzuar të gjitha resurset e mundshme dhe pa mundshme njerëzore dhe financiare, jo vetëm serbe, por edhe ato shqipfolëse.
Dhe qëllojani tri herë kush loboi që tri vite rresht në USA për planin e Vuçiqit, për copëtimin e Kosovës?
Kush tjetër përpos Presidentit tonë të çmendur.
Shtojani fakteve të lartpërmendura analizën e profilit njerëzor dhe politik të Boltonit, Grenelit dhe kolegëve të tyre në State Departament dhe do të gëzohesha sikur të kisha fituar në loto, sikur t’ju binte zhetoni në fund të trurit të trashë, të gjithë atyre shqipfolësve që konsumojnë ushqim dhe meritojnë kashtë.
O shqiptarë të dashur :
Këta individë janë biznismen të ftohtë kalkulativ dhe korrupt deri në Nirvana, që e njohin vetëm lekun dhe pushtetin Zot dhe që në USA akuzohen për afera të ndryshme korruptive.
Ndërkaq biografia e tyre politike është e stërmbushur me lobim anti shqiptar.
Nëse dikujt të gjitha këto anakronizma anti logjike, apsurde dhe paradoksale i duken të rastësishme, atëherë e lus që ta vizitojë urgjentisht një neuro psikiatër.
Çka ua merr mendja shqiptarë të nderuar, sikur Administrata Trump të ushtronte paraprakisht trysni ndaj Serbisë për ta ndalur kampanjën e saj të egër dhe çmendur kundër Kosovës, a do të ishte e nevojshme taksa?
Përgjigjen jepeni vetë.
Dhe kur e kemi parasysh faktin që të gjitha këto i ndodhin popullit shqiptar të Kosovës, që është më pro amerikan se sa vetë amerikanët, atëherë nuk më mbetet asgjë tjetër, përpos që t’ju përgjigjem serbisht, atyre që s’po marrin vesh shqip :
Dragi moji Albanci, ovde očigledno jebe lud zbunjenog.