Takohen Zharku dhe Pollozhani për autostradën Kosovë-Maqedoni

E publikuar: 03/05/2016 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka pritur sot zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjes të Republikës së Maqedonisë, Faton Pollozhani, me të cilin ka diskutuar për çështje të ndryshme që janë në interest të të dyja shteteve, me theks të veçantë marrëveshjen për transport.

Me këtë rast, zv/ministri Pollozhani e njoftoi ministrin Zharku edhe për pjesën e autostradës, në anën maqedonase, që lidh dy vendet, që do të jetë rreth 13 kilometra e gjatë.

Të dyja palët i përgëzuan zhvillimet e transportit ndërmjet dy vendeve dhe theksuan thellimin e bashkëpunimit në fushën e Transportit si dhe treguan gatishmëri reciproke për zgjedhjen e të gjitha çështjeve në këtë fushë.