Lajmet

Takohen Thaçi e Tërnava – flasin për bashkëjetesën ndërfetare

13.05.2016 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Takohen Thaçi e Tërnava – flasin për bashkëjetesën ndërfetare

Presidenti i vendit, Hashim Thaç sot ka pritur Myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën, me të cilin ka diskutuar për dialogun e brendshëm, tolerancën dhe harmoninë ndërfetare në Kosovë.

I pari i shtetit vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në krijimin e bashkëjetesës ndërfetare në vend.

“Kosova është shembull në rajon për tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare. Duhet të promovojmë këtë vlerë dhe pasuri të Kosovës”, ka thënë ai.

Poashtu Thaçi me mysafirin nga Bashkësia Islame ka folur edhe për mangësitë ligjore për bashkësitë fetare dhe për nevojën që ato të plotësohen në të ardhmen.

Ndërsa, Tërnava ka thënë se BIK-u ka bashkëjetuar me fatin e popullit dhe gjithnjë ka dhënë kontributin e vet në të gjitha proceset politike e historike në Kosovë.

Sipas tij, vlera më e madhe e kombit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare, e cila ekziston në mesin e të gjitha komuniteteve.

Kryetari i shtetit ka thënë deklaruar poashtu se për dialogun ndërfetar të udhëhequr nga institucionet fetare dhe shoqëria civile do të diskutohet së shpejti edhe në konferencën ndërkombëtare ndërfetare “Interfaith”, e cila prej këtij viti organizohet nën patronazhin e tij, transmeton Klan Kosova.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve