I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Në këtë takim të bashkëpartiakëve thuhet të jetë biseduar për prioritetet dhe punët që po bëhen në Ministrinë e Shëndetësisë.
Zemaj nëpërmjet një postimi në profilin e tij ‘facebook’ derisa tregoi për takimin me Mustafën thotë të jetë biseduar edhe për realizimin e programit qeverisës për shëndetësinë.
“Me kryetarin e LDK-së, akademik Isa Mustafën, biseduam për prioritetet dhe punët tona që jemi duke i bërë në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe për realizimin e programit qeverisës për shëndetësinë”, ka shkruar Zemaj.
Veç këtyre, Zemaj e Mustafa diskutuan edhe situatën epidemiologjike dhe përgatitjet që po bëhet për të qenë të gatshëm siç thonë për secilin skenar në muajt në vijim.
“Pashmangshëm, biseduam edhe për situatën epidemiologjike dhe parapërgatitjet që ne po i bëjmë për të qenë të gatshëm për secilin skenar në muajt në vijim. Me përkushtim maksimal, do të vazhdojmë tutje”, shkruan Zemaj.