Takohen Lajçak dhe Peach, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

E publikuar: 19/01/2022 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me emisarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.Lajçak ka thënë se temë e bisedës ishte dialogu Kosovë-Serbi dhe çështjet tjera rajonale.

“Patëm një diskutim të mirë dhe gjithëpërfshirës rreth dialogut dhe çështjeve rajonale me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach sot në Bruksel”, ka shkruar ai ndër të tjera.