Takohen Kurti e Haradinaj, koordinohen për çështje me interes kombëtar

E publikuar: 25/05/2021 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia OnlineNdërsa një ditë pas do ta takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Për dallim nga Abdixhiku dhe Haradinaj, kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj ka refuzuar takimin ftuar nga Kurti.Kurti u kishte dërguar letër liderëve të partive parlamentare për t’u takuar dhe koordinuar për çështjet me interes kombëtar.