Tre liderët e opozitës pas takimit që zhvilluan sot me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga kanë përsëritur se nuk tërhiqen nuk nga bllokada pa anulimin e marrëveshjeve dhe pa u liruar deputetët e opozitës.
“Nuk tërhiqemi nga bllokada pa anulimin e marrëveshjeve dhe lirimin e deputetëve. Nuk do të ketë kuvend për të debatuar tema tjera pa anulimin e këtyre marrëveshjeve. Tash e kemi edhe mbështetjen e qytetarëve me protesta të fuqishme që marrëveshjet nuk kalojnë”, thanë ata.
…………
Ka filluar takimi i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga me tre liderët e opozitës, me të cilët pritet të diskutoj për dalje nga kriza politike.
Liderët e opozitës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj ishin ftuar për sot në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa por nuk iu kanë përgjigjur ftesës së tij.
…….
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do t’i pres sot në takim liderët e opozitës për ta ndërmjetësuar krizën politike,
Një burim i Indeksonline brenda Presidencës ka thënë se Jahjaga është e gatshme ti pres tre liderët e opozitës Haradinajn, Limajn dhe Ymerin.
Deri tash çdo iniciativë për ndërmjetësim ka dështuar madje edhe ajo e kryeparlamentarit të Shqipërisë, Ilir Meta.