Një Marrëveshje për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, pritet të arrihet në takimin e ardhshëm të grupeve teknike të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Kështu paralajmëron ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, duke shprehur vendosmërinë e Kosovë në zbatimin e reciprocitetit.
Ajo ka mohuar se do të shtrojë për diskutim çështjen e universitetit në veri të vendit, duke thënë se asnjëherë nuk do të bisedohet në Bruksel për çështje të brendshme të Kosovës.
Sa i përket Marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel për njohjen e diplomave, Tahiri sqaron se kjo e të hënës precizon obligimet zbatuese të palëve dhe është vazhdim i marrëveshjes të vitit 2011.