Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, gjatë të cilit u trajtuan zhvillimet aktuale në vend dhe tema të tjera me interes të përbashkët.
Siç bëhet e ditur në një njoftim nga Presidenca, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te rëndësia e përmbylljes së proceseve kushtetuese në përputhje të plotë me kushtetutën.
“Presidentja Osmani gjithashtu ripotencoi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet jetik dhe i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.


















