Takimi në Presidencë, i pari hyn Haradinaj e i fundit Kurti te Osmani

E publikuar: 15/05/2025 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka hyrë në Presidencë për takim me presidenten Vjosa Osmani, derisa pas tij ka shkuar Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe i fundit është parë, Albin Kurti.

Kjo e fundit ftoi liderët e partive politike parlamentare pas krizës në Kuvend që është krijuar për të diskutuar për daljen e mundshme nga bllokada.

Takimi i përbashkët pritet të nisë nga ora 13:00, ndërkaq takimi tjetër me partitë tjera do të nisë nga ora 15:00.