Takimi me Sorensen, Kurti i tregon tri kërkesat që i ka në dialog, danezit i uron sukses në detyrë

E publikuar: 14/02/2025 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Gjermani, ku mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munich, aty është takuar me emisarin e ri special të BE’së për dialogun, Peter Sorensen, të cilit edhe i uroi suksese në detyrën e re.

Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social X ka treguar për tri kërkesat që i ka në dialog: Serbia duhet ta tërheq letrën e drejtuar EEAS në dhjetor të 2023, ta dorëzojë Milan Radoçiqin, dhe Marrëveshja duhet të nënshkruhet për të parandaluar shkeljet e ardhshme.

“Ne mbetemi të përkushtuar për zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Themelore dhe aneksit të saj. Serbia duhet të tërheqë letrën e saj të 13 dhjetorit 2023 drejtuar EEAS dhe të dorëzojë Milan Radoiçiq-in për të rikthyer besimin në dialog, ndërsa Marrëveshja duhet të nënshkruhet për të parandaluar shkeljet e ardhshme.” – shkroi Kurti.

Klikoni këtu