Kryesuesi Adem Mikullovci ka thënë që të mërkurën do të shkojë në konsultime më përfaqësuesit e partive politike, siç ka kërkuar koalicion PAN, para se të thirr seancë të re.
“Unë do të shkoj në takim me ta të mërkurën në orën 10:00”, u ka thënë deputetëve kryesuesi Mikulloci.
Ai ka treguar gjithashtu se qëndrimi i partisë së tij, VV, është që nuk merr pjesë në takime të tilla, por megjithatë Mikullovci tha se ai do të shkojë në takim.
Ndryshe, në Kuvend po vazhdojnë fjalimet edhe përkundër se nuk ka kuorum për vazhdimin e seancës parlamentare. Në sallë janë paraqitur vetëm 53 deputetë.
Deputetët e PAN dhe minoriteteve kanë munguar serish. Por, atyre sot iu janë bashkuar edhe deputetët e AKR’së dhe Teuta Rugova e LDK’së. /GazetaExpress
















