
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se takimin e sotëm me shtabin e tyre zgjedhor, në Pejë, e kanë nisur me një minutë heshtje për tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës.
Këtë e bëri të ditur Krasniqi përmes një njoftimi në Facebook, ku ka theksuar se një Kosovë ma e mirë, ma e sigurt dhe ma e zhvilluar është përgjegjësi e përbashkët – dhe detyrë e secilit prej nesh ta ndërtojmë.
“Në këto momente dhembjeje, mendimet tona janë me familjet gjakovare. Një Kosovë ma e mirë, ma e sigurt dhe ma e zhvilluar është përgjegjësi e përbashkët – dhe detyrë e secilit prej nesh ta ndërtojmë.” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.