Takimi i parë Thaçi-Daçiq, para 8 vjetësh

E publikuar: 19/10/2020 09:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hashim Thaçi në atë kohë në pozitën e kryeministrit të Kosovës, më 19 tetor 2012, është takuar për herë të parë me ish-kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel.

Takimi ndërmjet tyre u bë me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton, e cila gjithashtu ishte në takim.

Takimi u zhvillua me qëllim të vazhdimit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Të gjitha palët në takim janë pajtuar dhe kanë shprehur përkushtimin që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të vazhdoj.

Sipas njoftimit të Qeverisë, takimi në mes të kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Daçiq me ndërmjetësimin e baroneshës Ashton është një kapitull i ri për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane.

Me këtë rast kryeministri Thaçi theksoi se ky proces, patjetër që do e përshpejtojë integrimin e dy shteteve në BE dhe do të jetë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon.