Takimi i administratës – Trump i kënaqur me efektin e tarifave

E publikuar: 11/04/2025 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ulur në dhomën ovale, presidenti amerikan Donald Trump, i mblodhi afër vetes shefat e departamenteve për të raportuar mbi punën e tyre.

Shefi i shtetit amerikan theksoi efektin pozitiv të vënies së taksave.

Kryetari i shtetit u tregua i hapur për t’ua lejuar fermerëve që të rekomandojnë punëtorë emigrantë të cilët mund të qëndrojnë në vend për një kohë dhe përfundimisht të pranohen në vend me status ligjor.

E në këtë takim ishte i pranishëm edhe njeriu më i pasur i botës, Elon Musk, që Trumpin po e asiston në shkurtimet buxhetore.