Takimi Haxhiu-Hiroyasu, në fokus perspektivat e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Japoni

E publikuar: 11/03/2026 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot zhvilloi takim me të Ngarkuarin me Punë të Japonisë në Kosovë, Tanigaki Hiroyasu.

“Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë si dhe për perspektivat e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Me këtë rast, kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Japonisë ndaj Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së

kryetares së Kuvendit.