Takimi Bislimi- Sorensen,”u theksua rëndësia e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit”

E publikuar: 24/04/2025 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Ky ishte takimi i dytë mes tyre në Prishtinë, pas atij të mbajtur muajin e kaluar.

“Biseduan rreth zbatimit të marrëveshjeve të ndryshme të nivelit teknik, e më tej u theksua edhe rëndësia e fillimit të diskutimeve të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit në kuadër të procesit të dialogut.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Sorensen për takimin e bisedën si dhe bashkëpunimin mes tyre”, njoftoi Zyra e komunikimit Publik e Zyrës së Kryeministrit.