“Takim vëllazëror “- Haradinaj lutje Ramës: Kujdesu për Kosovën te faktori ndëkombëtar

E publikuar: 19/10/2023 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është pritur në Tiranë nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Haradinaj njoftoi se ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe vendet e rajonit.

Kreu i AAK-së i kërkoi që të përkujdeset për Kosovën gjatë bisedave me faktorët e ndryshëm ndërkombëtarë.

Postimi i plotë:

Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.