Liderët e katër partive politike në vend, ai i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nga , LSDM-ja Zoran Zaev, nga BDI-ja Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçi, nesër do të realizojnë një takim.
Dialogu politik që pritej të zhvillohet me Gruevskit, Zaevit, Ahemtit dhe Thaçit, mësohet se kryetari i opozitës do ta bojkotojë takimin, pasi kërkon garanci dhe pjesëmarrje direkte nga ana e faktorëve ndërkombëtare.
Propozimi që takimi të mbahet nën koordinimin e kryeministri Ivanov, është refuzuar nga ana e BDI-së dhe Ali Ahmetit ngase kryetari i BDI-së nuk ka pranuar të ulet në një tryezë me presidentin e shtetit të cilin nuk e pranon.
Takimi është iniciuar nga ana e përfaqësuesve të Bashkësisë Ndërkombëtare që të hapet dialogu për zgjidhjen e krizës politike. Fillimisht u mendua takimi të mbahet në Bruksel, por pasi Zaevit i është marrë pasaporta nga policia, ky takim do të mbahet në Shkup./zhurnal.mk/