Tajfuni Soudelor lë viktima dhe dëme në Kinë

E publikuar: 09/08/2015 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Së paku nëntë persona kanë vdekur në juglindje të Kinës, si pasojë e një tajfuni të fuqishëm që ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Mijëra njerëz janë evakuuar dhe miliona shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Tajfuni Soudelor ka kaluar përmes provincave Fujian dhe Zhejiang të shtunën.

Më herët, e njëjta stuhi ka kaluar nëpër Tajvan, duke lënë së paku gjashtë njerëz të vrarë dhe disa të zhdukur.

Soudelor tashmë është dobësuar në stuhi tropikale.