‘Tahiri’, zbardhet emri i deputetit që dekonspiroi dëshmitaren sekrete të Prokurorisë

E publikuar: 25/10/2017 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ftuar në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka bërë disa deklarata tronditëse, ku ka thënë se nga Italia kanë ardhur disa fashikuj voluminozë që provojnë fajësinë e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Po ashtu Lala ka deklauar se një nga anëtarët e Këshillit të Mandateve ka fotografuar dëshminë e ish oficeres së Policisë, kundër Saimir Tahirit.

Sipas Lalës bëhet fjalë pikërisht për deputetin socialist Bledi Çuçi i cili ka fotografuar dëshminë sekrete. “Prokurorët më kanë konfirmuar se njëri nga socialistët ka fotografuar dëshminë e ish oficeres së Policisë”. /Opinion.