Tahiri: VV-ja me gjasë s’i ka numrat për qeverinë dhe e kanë vendosur Haxhiun si barrikadë

E publikuar: 05/06/2025 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Abelard Tahiri nga PDK ka thënë se kanë ofruar “bashkëpunim” për emra tjerë për kryeparlamentare.

“Me gjasë duke mos i pas numrat që ta bëjnë qeverinë, atëherë kanë vendosur ta vendosin si barrikadë një grua që çdo ditë e më shumë po e deligjitmojnë dhe po e dëmtojnë më shumë reputacionin e saj”, tha ai.

Tahiri tha se sjellja e LV-së është “e papranueshme” edhe në raport me votuesit e tyre.