Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se ndarjet buxhetore të buxhetit prej 3.2 miliardësh janë bërë gabim.
Ai këtu ka theksuar investimet e reja kapitale për komunat, duke shtuar se kryetarët nga pesë komuna sa qeverisë AAK-ja janë tejet të pakënaqur.
“Investimet në komunat e AAK-së janë një përqind, kjo tregon për logjikën qeverise. Investimet në komuna janë qarkullimi i keshit dhe mundësi për punësim dhe këtë koncept nuk e ka qeveria”, është shprehur Tahiri në emisionin Portofol në Klan Kosova FM.
“Kam si kërkesë për ministrin Hekuran Murati që ta shtyjë Ligjin për Financa Lokale. Kam punuar në atë ligj ai zëvendëskryeministër. Ai parasheh edhe grantin e katërt për komuna. Komunat janë ankuar në raport me investimet kapitale. Kisha diskutim me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifit, që ishte në stres për faktin se një numër i madh i projekteve i është larguar nga buxhetimi. Ishte në situatë se si të protestojë”.
“Kur ndërhyhet tek investimet kapitale funksioni kryetarit të komunës dëmtohet shumë”.