Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje pasi që sipas PDK-së, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë mashtruar popullin në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar.
Ai ka thënë se institucionet janë degraduar nga dy qeveritë e dala nga zgjedhjet e 6 tetorit.
“Ky shtet po vazhdon të udhëhiqet nga qeveria e dytë e koalicionit të shpresës së rremë. Kemi degradim të skajshëm në Kuvendit, si rezultat i kësaj qeverisje që kanë dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Këta se kanë hallin e arsimit, shëndetësisë, qytetarëve, por të rehatimit të militantëve. Është koha që ky Kuvend të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Tahiri.
Deputeti i PDK-së, ka thënë se tani nuk janë votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë, por sipas tij, PDK-ja do të angazhohet që sa më parë kjo qeveri të bie.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje pasi që sipas PDK-së, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë mashtruar popullin në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar.
Tahiri ka thënë që partia e tij do të mundohet ta ndalë atë që e konsideron degradim, duke e quajtur të papranueshme sjelljen e dy partive të etiketuara më lart.
“Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson si të papranueshme sjelljen e këtyre dy partive në Kuvendin e Kosovës – edhe të Lëvizjes Vetëvendosje, edhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Tahiri.
“Partia Demokratike e Kosovës do t’i bëjë të gjitha përpjekjet e duhura që ta ndalë këtë degradim”, tha Tahiri. /Lajmi.net/


















