Ish-kryenegociatorja për implementim në dialogun e Brukselit, Edita Tahiri, ka komentuar takimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënse se takimi i sotëm në mes të Kurtit dhe Vuçiqit nuk mund të sjellë një marrëveshje finale, mirëpo sipas saj, BE, NATO, ShBA janë të bindura që ka ardhur koha për marrëveshje finale.
“Marrëveshja finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është çelësi i paqes në rajon dhe normalizim të marrëdhënieve bilaterale. Edhe pse takimi i sotëm Kurti-Vuçiq në Bruksel nuk mund të sjellë një marrëveshje të tillë, është e qartë se edhe BE, ShBA, NATO janë të bindura se ka ardhur koha për marrëveshje finale. Kjo gjë u pa nga angazhimi maksimal dhe mesazheve të tyre të dhëna këto ditë”, ka shkruar Tahiri në facebook.