Ish-kryenegociatorja kosovare në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e ka vlerësuar lart takimin e liderëve kosovarë me Sekretarin amerikan të Shtetit.Ajo tha se një takim i tillë, si ky dje në Departamentin Ameriakn të Shtetit, ka rëndësi strategjike për Kosovën.“
Takimi i nivelit të lartë në ShBA në mes të delegacionit kosovar dhe Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken dje në Washington ka rëndësi të madhe strategjike për Kosovën. Aleanca me ShBA-në është jetike dhe si e tillë duhet të ruhet dhe zhvillohet në vazhdimësi”, ka shkruar Tahiri në Twitter.