Ish-ministri Saimir Tahiri ka vendosur që të sulmojë edhe nga Këshilli i Mandateve. Duke iu drejtuar deputetit demokrat, Enkelejd Alibej, Tahiri u shpreh se nuk do të përulet dhe nuk do të lejojë që kjo çështje të kthehet në një abuzim politik.
‘Në fakt nuk kam asnjë lloj tundimi për t’u impresionuar apo vënë në provë nëse dua të hetohem apo jo. Jua them qartazi, prerë dhe me fytyrën lart dhe tërësisht i hapur.
Unë do të jem këtu dhe nuk do të lëviz asnjë sek derisa të dalë e vërteta. Të hetohet dhe të bëhet gjithçka derisa të dalë e vërteta.
Unë i përkas asaj race që respekton këdo që mendon se mund të nxjerrë të vërtetën. Unë do të kërkoj çdo provë që e vërteta të dalë pa asnjë lloj hezitimi.
Por unë do të refuzoj çdo lloj abuzimi politik të çdo lloj llumi të rrugës të më vërë mua pesha të padrejta mbi shpinë.
Kërkesa ime për drejtësi nuk është përulje para askujt’, u shpreh Tahiri.


















