Tahiri ‘sulmon’ Kurtin: Nëse vuan ai, edhe Kosova duhet të vuajë, sipas sadizmit të tij

E publikuar: 21/05/2025 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka quajtur “sadist” kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Ajo ka thënë se Kurti po e bllokon krijimin e institucioneve të reja, për shkak se përkrahja e qytetarëve më 9 shkurt nuk ka qenë ajo që ka dëshiruar ai.

“Dhimbja e Kurtit per humbjen ne zgjedhje deri ne bllokaden e Kosoves – nese vuan Kurti edhe Kosova duhet te vuan, sipas sadizmit te tij.”, ka shkruar Tahiri në profilin e saj në Facebook.