Tahiri: Sulmi terrorist një mendësi e errët e Serbisë – kushdo në Kosovë që sfidon lidershipin amerikan i jep Serbisë një kapital politik

E publikuar: 01/12/2024 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se akti terrorist në Ibër-Lepenc është sponsoriuar ga në politikë anti-evriane dhe anti-amerikane për destabilizimin e rajonit.

Ai shtoi se akt terrorist është pjesë e një mendësie të errët të Serbisë, një shtet që mbron, amniston, përdor e instrumentalizon kriminelë dhe terroristë, thotë Tahri.

Lexo Edhe:
Kurti: Jemi të hendikepuar që ushtria jonë s’mund të shkojë në Veri, e respektoj zotimin e pararendësit tim

“Sulmi i 29 nëntorit është një akt terrorist, i cili dëshmon se rrjeti i krimit dhe ai terrorist sponsorizohet nga një politikë anti-evropiane dhe anti-amerikane me qëllim të destabilizimit të vendit tonë dhe rajonit. Akti terrorist i mbrëmshëm është pjesë e një mendësie të errët të Serbisë, një shtet që mbron, amniston, përdor dhe instrumentalizon kriminelë dhe terroristë për të imponuar agjenda pro-ruse sipas udhëzimeve dhe strategjive që ndjek. Kushdo që nxit sulme të tilla duhet ta dijë se, ne si shtet dhe institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës kanë kapacitet të plotë të mbrojtjës së vendit tonë. Kosova nuk eksporton pasiguri dhe jostabilitet. Kjo është kultura jonë kombëtare dhe njerëzore, e cila nuk duron dhunën dhe aktet e shëmtuara si ai i mbrëmshëm”, ka thënë Tahiri.

Tutje, Besnik Tahiri ka thënë se për këtë akt duhet një hetim i gjerë.

Një hetim i thellë duhet të ndodh shpejt në bashkërendim të plotë me institucionet e sigurisë së vendit dhe partnerët ndërkombëtar”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shkruar edhe për Qeverinë e Kosovës, ku ka thënë se ata që sfidojnë lidershipin amerikan duhet ta dinë se për aq kohë sa veprojnë në atë agjendë, janë duke i dhënë Serbisë një kapital politik dhe diplomatik

“Ndërsa në Kosovë, ata që sfidojnë lidershipin amerikan duhet ta dinë se, për aq kohë sa veprojnë në atë agjendë, janë duke i dhënë Serbisë një kapital politik dhe diplomatik, të cilin ajo e konverton lehtësisht në projekte dhe projeksione që godasin Kosovën drejtpërdrejt ose tërthorazi. Është koha për veprim, unitet, vendosmëri dhe maturi. Guximi i Kosovës nuk ka munguar kurrë, dhe historia dëshmon se asnjë kërcënim nuk mund ta thyejë atë”, ka thënë Tahiri.