Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se me dështimin e formimit të komisionit për hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës, do të bëhet dheAi ka thënë në dy dekada kjo është hera e parë që një parti politike e bllokon themelimin e një komisioni hetimor.
“Asnjëherë në të kaluarën nuk ka ndodh të bllokojë hedhjen në dritë të parregullsive. Hetimi parlamentar është i rregulluar me ligj. Në të kaluarën asnjëherë nuk ka ndodh që të refuzojnë refuzimin e një vendimi të tillë parlamentar. Për këtë çështje sot duhet të votohet komisioni. Gjatë kësaj periudhe taksat e qytetarëve janë shpenzuar afër 200 milionë euro.
Kërkesa ishte që të hedhet në dritë si janë menaxhuar këto taksa ku kanë shkuar e kush i ka menaxhuar”.“E shumë çështje të tjera që duhet me pas përgjigje nga institucionet e qeverisë. Opozita ka edhe instrumente të tjera për hetim të kësaj çështje. Ne si grup parlamentar do iniciojmë sa më shpejt se çdo keqpërdorim që ka ndodh do të hedhim në dritë.
Këtu tash kemi ministra përgjegjës që kanë kryer vepër penale. Ky komision hetimor do t’i hedh në dritë të gjitha keqpërdorimet që kanë ndodh. Ne si grup parlamentar sot e pamë qartë tentimin e kësaj mazhorance të Qeverisë Kurti për të ndaluar një proces hetimor”, tha ai.
“Behët fjalë për ndarjen e rreth 200 milionë euro dhe duhet të dihet cent me cent se si janë shfrytëzua. Duhet të dihet si ka ardhur rritja e çmimeve të energjisë elektrike. Ajo çka është më e rëndësishme është abuzimi financiar”.