Pikërisht sot, kur skandali i blerjes së zgjedhjeve nga PS-ja me para droge është pikën e vlimit dhe pritet që një nga figurat kryesore të saj, Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm i qeverisë “Rama I” rrezikon prangat, Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke i ftuar shqiptarët të ndjekin një ekspozitë.
“Mirëmëngjes, – shkruan sot Kryeministri në FB, – dhe me këto pamje të ekspozitës “Urtësi sot e mot” me punët e përzgjedhura të artistes kosovare me famë botërore Lala Meredith-Vula, që çelet sot në hapësirën e muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi” në Shkodër, ju uroj një ditë të mbarë.”

















