Tahiri-Qeverisë: Mos u fshihni pas FMN-së për Trustin, gabim i madh nëse nuk kalon

E publikuar: 30/05/2022 12:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i grupit parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka thënë se mazhoranca nuk duhet të fshihet pas kundërshtimeve të FMN-së për tërheqjen e Trustit, raporton Ekonomia Online. Ai tha se fatkeqësisht se këtë javë nuk do të ketë seancë të re ku do të mund të diskutohej për ligjin për Trustin.

Ai ka thënë se qeveria është kundër Trustit por që presin që të ketë ndonjë ide apo opsion që të kalojë Trusti.“Nuk është mirë të fshihen pas Fondit Monetar për trustin. Janë pjekur kushtet për 30 për qind, përndryshe është gabim shumë i madh nëse nuk kalon”, tha Tahiri.