Tahiri: Qeveria Kurti në vend që të jap përgjegjësi për varfërimin e qytetarëve, po sulmon sistemin e drejtësisë

E publikuar: 10/01/2024 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Besnik tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për siç thotë ai sulmet ndaj sistemit të drejtësisë dhe ndaj dikastereve tjera shtetërore.

Tahiri përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se këto sulme kanë për qëllim ikjen nga përgjegjësia për varfërimin e qytetarëve.

“Sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, kërcënimet dhe sulmet e ulëta ndaj Sindikatës së Arsimit, si dhe diskutimi se kur do të mbahen zgjedhjet, kur dihet mirë që 2024-ta është vit zgjedhor, kanë vetëm një qëllim: ikjen nga përgjegjësia për varfërimin e madh që po i bëhet qytetarit dhe të dobësimit të Kosovës nga kjo qe qeveri”, ka thënë Tahiri.