Tahiri: Qeveria Kurti e ka marrë rrugën e shkuarjes, s’po i pret as zgjedhjet

E publikuar: 09/01/2025 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryenegociatorja e Kosovës më dialog me Serbinë Edita Tahiri, e ka komentuar veprimin e partisë në pushtet për të bojkotuar shumicën e mediave gjatë fushatës zgjedhore.

Ajo vlerësoi se në të njëjtën mënyrë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po ik edhe nga prokuroria.

Tahiri shkruan se Qeveria Kurti e ka marrë vet rrugën e shkuarjes, ende pa ardhur zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Ikje nga mediat, ikje nga parlamenti kur debatohen çështje të dështimeve madhore, ikje nga prokuroria kur thirret për çështje korrupsioni – kjo qeveri në ikje, vet e ka marre rrugën e shkuarjes… as nuk po i pret zgjedhjet”, ka shkruar Tahiri.