Dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë kanë kërkuar marrëveshje për formimin e Asociacionit të tyre në takimin e radhës në Bruksel. Mirëpo qeveria e Kosovës, ka vlerësuar se kjo çështje nuk lidhet me afate kohore.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është shprehur se ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
Ajo ka thënë për Epokën e Re se marrëveshja për këtë çështje do të arrihet vetëm nëse çdo gjë është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

















