Tahiri: Posti i presidentit nuk është temë brenda PDK-së

E publikuar: 11/11/2020 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk është duke diskutuar për postin e presidentit. Kështu ka deklaruar deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri.

Tahiri, në një konferencë për media ku njoftoi për pezullimin e agjendës së Kuvendit nga ana e PDK-së për një javë, foli edhe për mundësinë e votimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike pas rikthimit në Kuvend.

Tahiri: Posti i presidentit nuk është temë brenda PDK-së

Video

“Kjo nuk është temë brenda PDK-së. As nuk është diskutuar dhe as nuk është duke u diskutu”, tha ai.

Sa i përket mundësisë që PDK të votojë Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, ai tha se deri më tani nuk kanë ndryshuar qëndrim.

Tahiri: Koalicionit qeverisës i duhet reflektim i thellë mbi angazhimin politik

Video

“Ky kolicion nuk po arrinë me kalu asnjë pikë të vetme dhe besoj se këtyre njerëzve iu duhet një reflektim i thellë mbi angazhimin e tyre”, theksoi ai.

Ndryshe,PDKka vendosur që të pezullojë për një javë agjendën e zakonshme në Kuvendin e Kosovës, si shenjë solidariteti dhe reflektimi për zhvillimet e fundit në vend nga Gjykata Speciale.

/N.Jakupi/