sh-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka komentuar ndryshimet që pësoi me kalimin e kohës propozimi i Bashkimit Evropian me të cilin synohet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Planit franko-gjerman çdo ditë po i shtohet nga një pikë, por nuk iu shtua pika e njohjes reciproke. Kjo tregon dobësinë e qeverisë së Kosovës”, shkroi Tahiri.
Ndonëse njohja reciproke nuk parashihet me propozimin e BE-së për marrëveshje me Serbinë, dhe për më tepër, është thënë edhe nga diplomatët perëndimor se aktualisht nuk është momenti për njohje, kryeministri Albin Kurti ka insistuar vazhdimisht në marrëveshje me njohje në qendër.