Tahiri për votimin e Komisionit Hetimor: Sot fitoi e drejta legjitime e opozitës për të hetuar çdo parregullësi në vend

E publikuar: 06/05/2022 00:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas një bllokade dy javore të punimeve të Kuvendit të Kosovës, deputetët e legjislaturës së tetë, i kanë votuar dy Komisione Hetimore Parlamentare për Energjinë, të propozuara nga opozita.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se sot fitoi e drejta legjitime e opozitës për të hetuar çdo parregullësi në vend.

Ai tha se që nga fillimi, ishte gabim dhe arrogancëe tepruar e LVV-së,

“Sot fitoi e drejta legjitime e opozitës për të hetuar çdo parregullësi në vend mosvotimi i komisionit hetimor parlamentar për gjendjen energjetike në vend.

Që nga dita e parë, ishte gabim dhe arrogancë e tepruar e LVV-së, mosvotimi i komisionit hetimor parlamentar për gjendjen energjetike në vend.

Humbëm shumë kohë në një debat të pa nevojshëm, debat i cili për një moment i menjanoi nga debati publik temat më të rëndësishme për vendin – ato që ndërlidhen me jetën e qytetarit”, tha Tahiri.

Tutje ai tha se edhe pse kemi hyrë në vitin e dytë të qeverisjes Kurti, e ende nuk është Ligji i Pagave dhe shume punë të tjera nuk janë marr parasysh.

“Kemi hyrë në vitin e dytë të qeverisjes Kurti, askund nuk është Ligji i Pagave, e siç po shihet edhe këtë vit nuk do të miratohet.

Jemi në vitin e dytë kur nuk ka asnjë ndihmë konkrete për rimëkëmbje ekonomike. Ka vetëm fjalë e fjalime me rimë.

Jemi në vitin e dytë pa vendim për trustin, pa vendim për subvencione të bizneseve, pa asgjë.

Strategjinë e arrogancës që po e përdor shumica parlamentare është e dëmshme për vendin, kjo i vërtetua edhe sot! Në fakt sot, fitoi e drejta legjitime e opozitës për të hetuar parregullësi, sikurse që u menjanua një debat i cili është dashur të kryhet brenda një dite.

Duhet ta kuptojnë mirë LVV dhe Kryeministri Kurti se demokracia për nga natyra është komplekse por që koha ka dëshmuar se është modeli më i mirë për kombet dhe shoqëritë e lira”, ka treguar ai.