Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, tha se Qeveria nuk ka nevojë që të lëshoj pe sa i përket vendimit për targat, raporton Ekonomia Online.
Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë, shtoi se kjo situatë duhet që të trajtohet seriozisht, por që e përshkroi si çështje të ndërlikuar dhe se zgjedhjet do të ishin zgjidhej.
“Qeveria nuk ka nevojë të lëshoj pe e as të merr pozicione në dëm të Kosovës. Është e nevojshme që si grupe parlamentare ta trajtomë më seriozisht situatën në veri. Targat si një vendim puro teknik na është kthyer në problem të sigurisë në vend”.
“Dorëzimi i mandateve nga Lista Serbe është shumë problem, tani KQZ duhet të trajtojë në listë njerëzit tjerë. Kuvendi nuk do t’i ketë 120 deputetë dhe do të kemi vakum kushtetues të cilin do të duhet ta interpretoj Kushtetuesja”.
Ai më tej sqaroi se kanë marrë vendim që të mbahen disa seanca, duke përmendur si pikë të rëndësishme Ligjin për Buxhetin dhe që sa më parë të shqyrtohet Pagat.
“Janë caktuat sërë seancash. Në emër të AAK-së shprehëm se janë të rëndësishme Ligji për Buxhetin. Për ne me interes është që sa më shpejt të vijë Ligji i Pagave”.