Tahiri paralajmëron reciprocitet me Serbinë (VIDEO)

E publikuar: 29/10/2015 09:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bllokada në Kuvend po pengon edhe zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Bashkimi Evropian në takimin e fundit të grupeve teknike mes Prishtinës dhe Beogradit ka kërkuar që të përshpejtojë miratimin e ligjit dhe t’i bëjë përgatitjet për themelimin e Agjencisë teknike e cila do të ketë për detyrë krahasimin dhe verifikimin e dokumenteve kadastrale që do të kthehen nga Serbia me bazën e të dhënave të Kosovës.

Kërkesa e BE-së nuk dihet se kur do të përmbushet, ngase Kuvendi duhet që të miratojë ligjin i cili momentalisht është në lexim të dytë./Tribuna Channel/