Tahiri: Pa luftë nuk merren Lugina

E publikuar: 04/06/2021 08:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shfaqur ashpër kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.

Ai madje tha se Presheva, Medvegja e Bujanoci, s’mund t’i bashkohen Kosovës, pa luftë.”Kjo punë nuk është me lujt ‘puzzle’”.

”Në këtë shtet ka një histori.

Riorganizimi territorial është eksperimenti më i gabueshëm, ka qenë projekti i parë i kryeministrit serb Zoran Gjingjiq”.

”Shkëmbimi territorial, është gabimi më fundamental që i bëhet kombit shqiptar, dhe këtij shteti. Kjo është Kosova”, ka deklaruar Tahiri në Rubikon.