Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka deklaruar se në seancën së enjten në Kuvendin e Kosovës do të kërkojnë shkarkimin urgjent të ambasadorit Martin Berishaj.
Berishaj është raportuar të jetë “përfshirë” në një “skandal të madh financiar”.
Opozita vazhdimisht e ka kërkuar shkarkimin e tij derisa drejtësia ta gjejë të vërtetën.
“Të enjten në seancën e Kuvendit, do të kërkojmë shkarkimin urgjent të ambasadorit Martin Berishaj, qëndrimi i mëtutjeshëm në detyrë i të cilit, është thjeshtë i papranueshëm. Një pushtet që emëron dhe mbron ambasadorë protagonistë të aferave multimilionëshe me mafinë energjetike të Serbisë, nuk përfaqëson qytetarët e Kosovës dhe as të ardhmen e saj”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /Express