Tahiri: Murati duhet të jap llogari – Qeveria i ka bllokuar investimet, infrastruktura në kolaps

E publikuar: 16/06/2023 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se me kërkesë të kësaj partie, të enjten do të diskutohet me ministrin e Financave, Hekuran Murati, raporton Ekonomia Online.

Muarti është ftuar në interpelancë për “Rishikimin e buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritjen e pagave në sektorin publik”.

Tahiri shtoi Qeveria i ka bllokuar totalisht investimet kapitale dhe se infrastruktura rrugore është në kolaps.

“Të enjten do të mbahet seancë e rregull, me një pikë të rendit të ditës interpelanca e ministrit Murati. E para lidhet me bllokimin total që Qeveria u ka bërë investimeve kapitale”.

“Infrastruktura rrugore është në kolaps dhe në këtë interpelancë do ta diskutojmë me ministrin”, tha ai, teksa shtoi se kërkesa e dytë do të jetë rritja e koeficientit të Ligjit për paga.