Ish-kryenegocitorja Edita Tahiri ka komentuar qëndrimet e dy partive opozitare PDK dhe LDK sa i përket procesit të dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë.
Tahiri thotë se fakti që këto dy parti i thanë jo një marrëveshjeje pa njohje reciproke nënkupton se një marrëveshje e tillë s’ka legjitimitet të plotë.
Sipas saj, këtë e forcon edhe më shumë fakti që në sondazhin e UNDP-së shihet që ka një rënie të përkrahjes për Albin Kurtin si kryeministër.
“Fakti se partite e medhaja opozitare PDK dhe LDK i thane jo marreveshjes pa njohje reciproke kjo don te thote se kjo marreveshje nuk ka legjitimitet te plote, aq me shume qe ka rene perkrahja per kryeministrin Kurti ne baze te sondazhit te UNDP”, ka shkruar Tahiri.