Shefi i Deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Kosova e ka humbur sovranitetin, miqtë dhe po rrëzqet drejt një diktature, raporton Ekonomia Online.
Krejt kjo sipas tij, për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti.
Ai me pas shtoi se e kanë obligim që të mbrojnë miqësinë më Amerikën, duke i thënë Kurtit “vega jote po na tregon kush është Amerika”.
“Deri sa sot po debatojmë Policët janë përballë bandave kriminale të Vuçiqit, të cilët janë vendosur në lajthitje nga kjo Qeveri. Ka ndodhur humbja e sovranitetit në atë pjesë, e dyta humbja e miqësisë me aleatët tanë ndërkombëtarë dhe e treta është rrëshqitja e kësaj Qeverie nga një demokraci liberale në një diktaturë e paparë”.
“Krejt çka merrni vesh ju dhe ne, nuk e ka informuar Presidenten, Kuvendin e as nuk e ka njoftuar Këshillin Kombëtar me kënd je konsultuar për këto veprime. Po flet për një sovranitet që është oborr i Kuvendit komunal. 30 trupa të KFOR janë plagosur ndërsa t’i nuk e the asnjë fjalë, të cilët kanë shkuar aty për me ndal gjakderdhjen”, tha tutje Tahiri.
“Ti mendon se i mashtron sikurse që i ke mashtruar qytetarët. Ne e kemi obligim me mbrojt miqësinë me Amerikën, e tash vega jote me na tregu kush është Amerika”, tha ai.