Tahiri: Kurti të shtyhet me Vuçiqin jo me Rrahman Jasharajn
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në “Frontal” të T7 ka thënë se nëse kryeministri Kurti “ ka mbet me u shty me Rrahman Jasharajn, e ka shumë gabim”.
Sipas Tahirit, Kurti “duhet të shtyhet me Aleksandar Vuçiqin”.
“Nuk e kam pa kurrë te ai që ka synime politike, apo ka synime u bo i ‘madh’. Edhe qasjen e ka sindikaliste. Nëse u mbet Albin Kurtit me u shty me Rrahman Jasharajn e ka shumë gabim, ai duhet me u shty me Aleksandar Vuçiqin”, tha Tahiri,transmeton Express.
Kujtojmë që SBASHK-u është në grevë që nga 25 gushti. Jasharaj e Kurti u takuan disa ditë më parë, mirëpo nuk u gjet zgjidhje.